Përgatituni: Ky është parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 07:00
Përgatituni: Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se edhe gjatë ditës së diele, do të mbajë mot me diell dhe vapë, transmeton Kosova Sot Online.

Në njoftimin e IHMK’së bëhet e ditur se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 33-36 gradë celsius.

“Të dielen mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat  e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

(Kosova Sot Online)