Marrëveshja e grurit ukrainas po shkon drejt skadimit

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 08:57
Marrëveshja e grurit ukrainas po shkon drejt skadimit

Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, afati i së cilës përfundon më 17 korrik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ndërkohë luftimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar në Kherson, rajon në jug të Ukrainës. Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të këtij vendi ka shpërndarë pamje filmike që tregojnë forcat ukrainase duke kryer kontrolle një ishull të pushtuar nga Rusia në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.

Pamje të shpërndara nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës duket se tregojnë një sulm të Kievit, mbi pozicionet ruse në lumin Dnipro.

(Kosova Sot Online)