E bëri gruan për spital, arrestohet burri nga Drenica

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 08:58
E bëri gruan për spital, arrestohet burri nga Drenica

Pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij, një burrë është arrestuar dje në Drenas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Gllogoc 15.07.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)