Ja kush thotë: BE po përdor qasje të padrejtë ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 09:44
Ja kush thotë: BE po përdor qasje të padrejtë ndaj Kosovës

Bashkimin Evropian për qasjen që po e përdor ndaj Kosovës, po e kritikon njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës janë të padrejta, pasi Kosova në veri ka vepruar në përputhje me legjislacionin dhe kushtetutën e vet.

Pançev mirëpret marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri, por nënvizon nevojën që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

(Kosova Sot Online)