Një i burgosur arratiset nga reparti i psikiatrisë

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 10:34
Një i burgosur arratiset nga reparti i psikiatrisë

Shërbimi Korrektues i Kosovës  njofton opinionin publik se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Vepren Penale Kanosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

SHKK ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.

(Kosova Sot Online)