Lajçak paralajmëron takimin e ri Bislimi – Petkoviq

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 08:31
Lajçak paralajmëron takimin e ri Bislimi – Petkoviq

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për agjendën e tin që do ta ketë në këtë javë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Bislimi e Petar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)