Armatimi i ushtrisë, Mehaj: Mehaj: Ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 11:31
Armatimi i ushtrisë, Mehaj: Mehaj: Ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mehaj ka thënë se ushtria përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.

Mehaj ka shkruar se për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë: ekosova.rks-gov.net/Service/41

(Kosova Sot Online)