Gjarpri kafshon emigrantin ilegal në Devoll

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 11:40
Gjarpri kafshon emigrantin ilegal në Devoll

Një emigrant nga vendet e Lindjes, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin shqiptar është pickuar nga gjarpëri gjersa ishte duke ecur në periferi të fshatit Trestenik të Devollit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një banor ka gjetur dy emigrantë në fshat, ku njëri prej të cilëve kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes.

Konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri.

(Kosova Sot Online)