Hajnat hyjnë në mbrëmje me forcë një shtëpi në Ferizaj, vjedhin një kasafortë me para, stoli ari

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 11:56
 Hajnat hyjnë në mbrëmje me forcë një shtëpi në Ferizaj, vjedhin një kasafortë me para, stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në një shtëpi në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima mashkull ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari.

Rasti është në hetime.

“VJEDHJE E RËNDË

Ferizaj 16.07.2023 – 23:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)