Sami Lushtaku e quan Besnik Bislimin 'shkulan'

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 14:11
Sami Lushtaku e quan Besnik Bislimin 'shkulan'

 Sami Lushtaku njëherit ish-deputet i Kuvendit, ka folur për gjuajtjen me shishe të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi drejtim të deputetit Mergim Lushtaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lushtaku e ka ofenduar Bislimin teksa ka kërkuar nga ai të jetë më i kujdesshëm e të mos i kalojë gjërat në personale.

“Zoti Bislimi e ka bë një gabim të madh sepse ka mujt me ma lëndu djalin keq, dhe duhet me kanë i kujdesshëm. Unë e di që është parlament që ndodhin këto situata, megjithatë atë unë mendoj që jo vetëm ai Bislimi, ai farë shkulani, por, mendoj që secili edhe djali jem edhe deputetë tjerë duhet me qenë të kujdesshëm qysh po sillen në parlament dhe veprimet e tyre, duhet me i kontrollu sepse janë veprime të rënda edhe për familjet“, ka thënë ai .

(Kosova Sot Online)