MSh del me njoftim për qytetarët, shkak temperaturat e larta

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 15:45
MSh del me njoftim për qytetarët, shkak temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë ua rikujton qytetarëve se personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve).

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.


(Kosova Sot Online)