Edi Rama poston foton nga takimi me liderët e rajonit

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 16:35
Edi Rama poston foton nga takimi me liderët e rajonit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas takimit informal në Vilën 30 me liderët e Ballkanit Perëndimor Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe me praninë e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit siç bën me dije Rama është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


(Kosova Sot Online)