Mbijetojnë dy muaj në det, ja çfarë konsumuan detari dhe qeni i tij

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 22:20
Mbijetojnë dy muaj në det, ja çfarë konsumuan detari dhe qeni i tij

Një marinar australian, Tim Shaddock, arriti të mbijetonte dy muaj në Oqeanin Paqësor, bashkë me qenin e tij duke ngrënë peshk të papërpunuar dhe duke pirë ujë shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Banori i Sidneit, Tim Shaddock, 51 vjeç, dhe qeni i tij Bella u larguan nga Meksika për në Polinezinë Franceze në prill, por varka e tyre u dëmtua nga një stuhi disa javë më vonë. Ata u shpëtuan nga një peshkarekë këtë javë pasi një helikopter i vuri re.

"Kam kaluar një provë shumë të vështirë në det. Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë sepse kam kohë që jam vetëm në det, përndryshe jam shumë mirë me shëndet”, u shpreh ai. 

Shaddock tregoi se pajisjet e peshkimit e kishin ndihmuar të mbijetonte.

Ai gjithashtu arriti të shmangë djegien nga dielli duke u strehuar nën tendën e varkës së tij.

(Kosova Sot Online)