Ky shtet nga Ballkani në ‘luftë’ me flakët, digjen makina dhe shtëpi

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 17:53
Ky shtet nga Ballkani në ‘luftë’ me flakët, digjen makina dhe shtëpi

Greqia është përfshirë nga disa zjarre pasditen e sotme si pasojë e temperaturave të larta dhe nga erërat e forta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat greke raportojnë se vatrat zjarrit po përhapen në Kouvaras, Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida, në afërsi të Atikës.

Erërat e forta me intensitet 6-7 Bofort, kanë djegur disa banesa në këto zona (Kouvara dhe Lagonisi), por, fatmirësisht banorët janë evakuuar.

Sakaq policia greke ka njoftuar pezullimin e transportit për ndërprerje të qarkullimit të mjeteve.

(Kosova Sot Online)