Ja pse OVL-UÇK i kërkon takim presidentes Osmani

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 18:35
Ja pse OVL-UÇK i kërkon takim presidentes Osmani

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani një takim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Faton Klinaku nga OVL-ja.

"Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së", thuhet në postimin e Klinakut.

(Kosova Sot Online)