Mujka pasi u arrestua për korrupsion: Po më sulmojnë për t’i baltosur sukseset e Kurtit

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 20:26
Mujka pasi u arrestua për korrupsion: Po më sulmojnë për t’i baltosur sukseset e Kurtit

Faruk Mujka nga Lëvizja Vetëvendosje ishte nga të arrestuar nën dyshimet për korrupson. Më pas ai u lirua nga paraburgimi

Ai thotë se po sulmohet për t’u “baltosur sukseset e kryeministrit Kurti“.

Sipas tij, akuzat ndaj tij janë politike, duke i hedhur poshtë.

”Shfrytëzoj rastin që nga tellësia e zemrës të ju falemnderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre.Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj”, ka shkruar ndër tjerash ai.

(Kosova Sot Online)