Aksident në Rahovec, raportohet për të lënduar

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 21:38
Aksident në Rahovec, raportohet për të lënduar

Të hënën në fshatin Xërxë të Rahovcit, ka ndodhur një aksident, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Prej tij tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonine  Gjakovës.

“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)