Pejë: Burri rrah bashkëshorten e tij dhe e bën për spital, ajo shkon tek familja e saj

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 08:30
Pejë: Burri rrah bashkëshorten e tij dhe e bën për spital, ajo shkon tek familja e saj

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka udhtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima në fjalë ka marrur tretman mjekësor, ku më pas me dëshirën e saj është kthyer të familja e saj.

“DHUNË NË FAMILJE

Pejë 17.07.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar dhe pas intervistimit me dëshirën e saj kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)