Pësoi lëndime në një aksident trafiku në Pejë, vdes një grua në QKUK

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 08:39
Pësoi lëndime në një aksident trafiku në Pejë, vdes një grua në QKUK

Policia në raporton 24 orësh njofton për vdekjen e një gruaje në QKUK, pasi e njëjta kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Turjak në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë rasti kishte ndodhur me 11 korrik, ndërsa viktima ka vdekur të hënën me 17 korrik.

Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i plicisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Turjak, Pejë 11.07.2023-09:30. E dyshuara kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar, me datë 17.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)