Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Turjakë të Pejës, ishte duke vozitur traktorin

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 08:53
Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Turjakë të Pejës, ishte duke vozitur traktorin

Policia njofton se me datën 11 korrik është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Turjak të Pejёs, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore.

Policia informon se e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Por, “me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)