Pejë: Djali e ofendon dhe e sulmon babanë e tij, e gjuan me shishe të birrës

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 10:47
Pejë: Djali e ofendon dhe e sulmon babanë e tij, e gjuan me shishe të birrës

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe të birrës babanë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar me 17.07.2023 i dyshuari kosovar, pasi që me datën e cekur dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe (birre) viktimën mashkull kosovar –babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)