Në Prishtinë fillon faza e tretë e procesit të dezinsektimit

  • S.A /
  • 18 July 2023 - 12:35
Në Prishtinë  fillon faza e tretë e procesit të dezinsektimit

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Prishtinës ka filluar faza e tretë të dezinsektimit hapësinor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku

Sipas Sadikut, kanë rritur ekipet në teren dhe ato monitoruese.“Do të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë, çdo mbrëmje” – ka shkruar drejtori Sadiku.

Po ashtu ai ka shpërndarë edhe një video gjatë kohës kur ekipet po kryejnë procesin e dezinsektimit në Prishtinë.

(Kosova Sot Online )