31 vjeçarja vozit nën efektin e lëndëve narkotike, shkakon aksident masiv në Tiranë

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 13:26
31 vjeçarja vozit nën efektin e lëndëve narkotike, shkakon aksident masiv në Tiranë

Një 31-vjeçare në Tiranë duke vozitur me veturë, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, ka goditur tre automjete të parkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se , ajo ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

“A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)