Lypsari nga Mitrovica dyshohet se u rrah në shesh, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 13:39
Lypsari nga Mitrovica dyshohet se u rrah në shesh, policia nis hetimet

Një lypsar nga Mitrovica ka rrëfyer mes lotësh për sulmin fizik që dikush ia ka bërë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëna e tij ka deklaruar se biri i saj u sulmuar për arsye të panjohura dhe i njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor nga shokët e tij.

Lypsari tregoi se ndjen dhimbje.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se rasti është duke u hetuar.

“Policia ka nisur hetimet në drejtim të veprës penale sulmi, viktima dyshohet se është sulmuar në sheshin e Mitrovicës”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)