Ja plazhi ku nuk lejohet muzika me zë të lartë

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 22:17
Ja plazhi ku nuk lejohet muzika me zë të lartë

Pushuesit e plazhit në Portugali janë paralajmëruar se mund të përballen me gjoba që variojnë nga 200 deri në 36,000 euro nëse lëshojnë muzikë me zë të lartë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Altoparlantët portativë, përmes së cilëve shpërthejnë meloditë me volum të lartë që shqetësojnë vendasit dhe turistët, janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar Detar i vendit (AMN).

E shpallur muajin e kaluar nga AMN, rregullorja ndalon “përdorimin e pajisjeve të zërit dhe aktiviteteve që gjenerojnë zhurmë, të cilat, sipas kushteve të ligjit, mund të shkaktojnë shqetësim”.

Plazhistët mund të bëjnë ankesa për zhurmën në Policinë Detare lokale përgjegjëse për plazhin në të cilin ndodhen.

Gjobat mund të jenë diku ndërmjet 200 dhe 4,000 € për individët dhe midis 2,000 dhe 36,000 € për grupet.

Kjo nuk është hera e parë që “sjellja antisociale” rregullohet në plazhet e Evropës. Ligjet e prezantuara nga Shtetet Anëtare të BE-së për rregullimin e sjelljeve antisociale në plazhet e Evropës janë bërë më të shpeshta. Në prill të këtij viti, Spanja ndaloi cigaret në 28 plazhet e saj.

(Kosova Sot Online)