Prokuroria deklarohet për rastin e sulmit ndaj lypsarit në Mitrovicë

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 14:35
Prokuroria deklarohet për rastin e sulmit ndaj lypsarit në Mitrovicë

Një 29-vjeçar, i komunitetit rom, dyshohet se është rrahur në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha se policia është udhëzuar në ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e këtij rasti.

Preteni shtoi se rasti është iniciuar si “Sulm

“Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar policinë që të ndërmerren veprimet hetimore për zbardhjen në plotni të këtij rasti. Rasti është iniciuar si “Sulm”, tha Preteni.

(Kosova Sot Online)