Ligji i ri për emigrantët: Burg dhe dëbim për këdo që hyn ilegalisht në këtë shtet

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 15:00
Ligji i ri për emigrantët: Burg dhe dëbim për këdo që hyn ilegalisht në këtë shtet

Drafti për emigracionin ilegal pritet të kthehet në ligj në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shumica qeverisëse siguroi një seri votash plus në Dhomën e Lordëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ligji është jetik për zotimin e kryeministrit Rishi Sunak për të ndalur varkat e vogla me emigrantë që kalojnë kanalin e La Manshit.

Në bazë të draftit, ministri i Brendshëm ka detyrën ligjore të burgosë dhe të largojë këdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Në debatin që zgjati deri në orët e vona të natës, ligjvënësit refuzuan përpjekjet për të rivendosur kufij kohorë sa i takon burgosjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së skllavërisë moderne.

Tani ka mbetur vetëm konsensusi i mbretit, që duhet të hedhë firmën e tij mbi draftin në cilësinë e kreut të shtetit.

Pavarësisht ligjit, mbetet e paqartë se çfarë do t’u ndodhë njerëzve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

Drafti imponon detyrimin ligjor të qeverisë që të burgosë dhe dëbojë personat e ardhur në Ruanda, apo në vende të tjera të konsideruara “të sigurta”. Por marrëveshje të tilla me vende të tjera nuk ka.

Për më tepër, plani për dërgimin e refugjatëve në Ruanda u shpall i paligjshëm muajin e kaluar nga Gjykata e Apelit, edhe pse ministrat kanë vendosur ta sfidojnë vendimin.

(Kosova Sot Online)