Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë minus

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 15:11
Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë minus

Policia e Gjilanit ka njoftuar se njësiti i komunikacionit rrugor pas bashkëpunimit me qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të fotos së dërguar shihet se ka tejkaluar në vijë të plotë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, me këtë veprim ngasësi i veturës ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Shoferi në fjalë është gjobitur me pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pike negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.

(Kosova Sot Online)