Podgorica sot është kryeqyteti më i nxehtë në Europë, temperatura mbi 40 gradë

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 15:21
 Podgorica sot është kryeqyteti më i nxehtë në Europë, temperatura mbi 40 gradë

Vala e të nxehtit e ka përfshirë Ballkanin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Podgorica prej ditësh është qyteti më i nxehtë në rajon dhe sot është edhe kryeqyteti më i nxehtë në Europë, raportojnë mediat rajonale.

Megjithatë, të dhënat zyrtare meteorologjike tregojnë se në ora 14 në Podgoricë është 40.1 gradë celsius, ndërsa ndjesia subjektive është se është 43 gradë.

Sot është nxehtë edhe në pjesë të tjera të Malit të Zi. Në Ulqin është 36,2 gradë Celsius, në Nikshiq 35, në Herceg Novi 34,5 dhe në Cetinje 34,4 gradë.

(Kosova Sot Online)