Szunyog jep detaje çfarë diskutoi me kryetarin e KQZ-së

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 16:44
Szunyog jep detaje çfarë diskutoi me kryetarin e KQZ-së

Me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është takuar sot shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“I lumtur që takohem me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe diskutuam punën në zbatimin e reformës së ligjit zgjedhor si dhe çështjet aktuale lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në veri. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për KQZ-në në harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)