Ismet Beqiri i përgjigjet babait të Triumf Rizës: Është e padrejtë që pa asnjë argument të përmendet emri im

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 17:11
Ismet Beqiri i përgjigjet babait të Triumf Rizës: Është e padrejtë që pa asnjë argument të përmendet emri im

Lidhur me akuzat e babait  të  ish-policit të vrarë, Triumf Rizës,  ka folur Ismet Beqiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se e kupton dhimbjen e tij për humbjen e djalit, por se deklaratat e tij nuk qëndrojnë.

“Beqiri ka deklaruar se është e padrejtë që të përmendet emri i tij, vetëm pse ka qenë kryetar i Komunë së Prishtinës në atë kohë…Është e padrejtë që pa asnjë argument të përmendet emri im, vetëm nga fakti se kam qenë Kryetar Komune në atë kohë”, ka thënë Beqiri

Ai ka treguar se gjatë kohës sa ka qenë Kryetar i Prishtinës, ka qenë nga zyrtarët shtetëror më të rrezikuar dhe kërcënuar.

Thotë se për tri vjet ka qenë nën përcjellje dhe mbrojtje të Policisë së Kosovës dhe mbrojtjes së afër për 24 orë, shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme që ka pasur.

“Më vjen keq qe po e përmendi por po jam i obliguar të them se në kohën kur isha Kryetar i Prishtinës, një nga zyrtarët shtetëror më të rrezikuar dhe kercënuar isha une. Shumica e dijnë, por po ju rikujtoj për ata që nuk e dijnë se une si Kryetar Komune, nga 5 vitet e mandatit tim, diku 3 vite (v.2004/2007)24h,jam përcjellur, ruajtur dhe mbrojtur nga policia e Kosovës, mbrojtja e afërt(CPU)për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i kisha. Kjo ka ndodh nga vlerësimet e shërbimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe atëherë policisë së UNMIK-ut. Ka pasur procese gjyqësore dhe të dënuar për këtë”, ka deklaruar Beqiri.

Në fund, Beqiri ka thënë se janë organet kompetente që duhet të merren me këtë çështje,

“Kanë qenë atëherë dhe janë sot organet kompetente të cilat duhet ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në përgjigjen e Beqirit.

(Kosova Sot Online)