Kurti: Po e shtrojmë rrugën për zgjedhjet në Veri

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 17:14
Kurti: Po e shtrojmë rrugën për zgjedhjet në Veri

Po e zbatojmë marrëveshjen e arritur në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri, ka theksuar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti shkroi në Twitter se tash janë duke e hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë ta hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme”, shkroi Kurti.

“Kosova tashmë po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”, shtoi kryeministri.

Kurti po qëndron në Kretë të Greqisë, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.


(Kosova Sot Online)