Arrestohet një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 17:41
Arrestohet një person në Prishtinë

Gjatë angazhimeve të Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substance narkotike, dhe mbledhjes së informatave relevante në teren me datë 18.07.2023, njësiti i antidrogës në Prishtinë përmes realizimit të një plani taktik rreth orës 12:40, në rrugën “Sadik Zeneli” është arrit që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale (R.A.), transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit të lartceku, ku ai banonte dhe gjatë kontrollit janë gjetur; (5) qese me narkotik të dyshuar të llojit Heroinë me peshë (17.60) gr.; një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë (3.09) gr.;, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon si dhe (165) euro dhe (200) Lek Shqiptar.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të tij/saj i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë

(Kosova Sot Online)