Countryman: Tani është e nevojshme për qeverinë e Kosovës të ndërmjetësojë në qetësimin e tensioneve

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 18:00
Countryman:  Tani është e nevojshme për qeverinë e Kosovës të ndërmjetësojë në qetësimin e tensioneve

Ish-diplomati amerikan, Thomas Countryman, ka deklaruar se konfirmimi i shtensionimit nuk shihet në fjalë, ose në kushte të marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve kosovare dhe të komunitetit serb në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Contryman, që ka shërbyer edhe në Ambasadën amerikane në Beograd, në mesin e 80-ave, thotë se është e nevojshme për qeverinë e Kosovës në ndërmjetësojë në qetësimin e tensioneve, të cilat ndikuan në dialogun për normalizimin e raporteve mes dy palëve.

“Nëse jo një tërheqje e plotë, atëherë së paku duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës [në Veri] dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës”, ka thënë Contryman.

Ai ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës kosovare, se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia.

“Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomaicsë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të paekuivokë. Unë e kuptoj një përceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë”, ka thënë Countryman.


(Kosova Sot Online)