Molliqaj: Xhelal Sveçlën e kanë tallur krejt në Vetëvendosje

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 18:24
Molliqaj: Xhelal Sveçlën e kanë tallur krejt në Vetëvendosje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është trajtuar gjithmonë “si palaço” në Lëvizjen Vetëvendosje, ka deklaruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Xhelali ka qenë figura që krejt e kanë tallë. Ka qenë obejkti tallës në mbledhje e të gjitha”, tha ai.

Molliqaj tha se “dy-tri herë jam hidhëru me Albinin kur iu përzijke në punë private”.

“Edhe atëherë s’jam pajtu që e kanë tallë kaq shumë”, tha kryetari i PSD-së.

(Kosova Sot Online)