Haxhiu do ta padis avokatin Besnik Berisha

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 20:36
Haxhiu do ta padis avokatin Besnik Berisha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do ta padis avokatin Besnik Berisha me akuza për “shpifje” dhe “ofendime”.

Për ta çuar këtë procedurë përpara, Haxhiu ka angazhuar avokatin Nasuf Hasani.

Vetë Nasufi ka treguar për këtë padi që do të ngrehet ndaj avokatit Berisha.

Avokati Berisha pasi u lirua nga arresti, ka thënë se arrestimin e tij “e ka urdhëruar Albulena Haxhiu”.

(Kosova Sot Online)