Policia jep detaje për përleshjen në Prishtinë

  • 18 July 2023 - 21:03
Policia jep detaje për përleshjen në Prishtinë

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë, saktëisht te Gjimnazi “Sami Frashëri”, transmeton 'Kosova Sot Online'.

Lajmin  e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se njëri prej tyre është shoqëruar në Polici.

Përleshja ka ndodhur rreth orës 20:00, të martën – ndërkaq motivet nuk dihen.

*Kosova Sot Online)