Detaje nga aksidenti tragjik në Greqi që u mori jetën 5 shqiptarëve

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 21:21
Detaje nga aksidenti tragjik në Greqi që u mori jetën 5 shqiptarëve

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku pesë shqiptarë kanë humbur jetën.

Një kamion dhe një benz me targa shqiptare janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të pestë personat që udhëtonin në benz, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërrur plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin.

Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

(Kosova Sot Online)