Gashi: Luftëtarët e UÇK-së kanë qenë të zhytur në krim

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 22:03
Gashi: Luftëtarët e UÇK-së kanë qenë të zhytur në krim

E kam dëgjuar vetëm pjesën e parë të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Gashi tha se po kërkon përgjimin e plotë pa interpretim, ka deklaruar Shkëlzen Gashi, aktivist, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më tutje, ai ka vazhduar duke pyetur se në cilat elemente është cenuar siguria kombëtare.

Por për sa i përket Listës Serbe, Gashi tha se atë e kanë krijuar qeveritë e kaluara, siç e cilëson ai ”regjimi i vjetër“.

Madje ka shtuar se disa ish-luftëtarë të UÇK-së kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kanë qenë të ”zhytur në krim“ me ta.

”Që u cenu aty siguria kombëtare,,,, që u fol aty për luftëtarët e UÇK-së, e papranueshme si ajo paska fol për ish-luftëtaret e UÇK-së me kriminel si Radojçiqi e me deputetë. Është e rëndësishme me tha që Listën Serbe e kanë kriju regjimi i kalun dhe regjimi i kalun ka bashkëpunu me Listën Serbe. Është e rëndësishme me potencu që këta luftëtaret e UÇK-së kanë bashkëpunu me ta sa kanë mujt e kanë qenë zhytur krim me ta për tërë dekadën që e kemi lërë pas”, ka thënë Gashi. 

(Kosova Sot Online)