Sot në Gjykatën Speciale vazhdon dëshminë oficeri britanik që shërbeu në Kosovë

  • S.A /
  • 19 July 2023 - 09:50
Sot në Gjykatën Speciale vazhdon dëshminë  oficeri britanik që shërbeu në Kosovë

Edhe sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse. 

Ky dëshmitar është i 14 me radhë dhe mban kodin 02153. Ai dje ka filluar të përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar dje se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

(Kosova sot Online )