BE konfirmon nisjen e takimit të sotëm mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

  • S.A /
  • 19 July 2023 - 11:20
BE konfirmon nisjen e takimit të sotëm mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ndodhën në Bruksel ku sot do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga BE-ja kanë bërë të ditur  se takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.

Fokusi i këtij takimi do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit e arritur mes palëve për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Lexo po ashtuSot në Bruksel takohen kryenegociatorët, në agjendë zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit

Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit. 

(Kosova Sot Online )