Vazhdon miqësia midis Kosovës dhe Bangladeshit

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 20:49
Vazhdon miqësia midis Kosovës dhe Bangladeshit

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Güner Ureya, e ka përfunduar mandatin e tij.transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi lamtumirës, ku edhe e ka përmendur grupin miqësor parlamentar që ekziston midis të dyja vendeve.

“Përfundova thirrjen lamtumirëse me Dr. Shirin Sharmin Chowdhuryn, Kryetaren e Parlamentit Kombëtar të Bangladeshit”, ka shkruar Ureya në Twitter.

“Rëndësia e bashkëpunimit ndërparlamentar është riafirmuar”.

“Ia vlen të kujtohet që parlamenti i Kosovës ka vendosur një grup miqësor parlamentar për Bangladeshin.

Kosova Sot Online)