Zbulohet arsyeja pse Putin tërhiqet nga pjesëmarrja në samitin e Afrikës së Jugut

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 14:29
Zbulohet arsyeja pse Putin tërhiqet nga pjesëmarrja në samitin e Afrikës së Jugut

Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që zhvillohet në vend “me marrëveshje reciproke”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Takimi i vendeve të BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet në Johannesburg në fund të muajit të ardhshëm.

Megjithatë, me një urdhër-arrestin e nxjerrë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Presidentin Putin me akuzën e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, Afrika e Jugut u përball me një dilemë. Si një anëtar i GJNP-së, Afrikës së Jugut në teori do t’i kërkohet të arrestojë udhëheqësin rus nëse ai shkel në vend.

Afrika e Jugut konfirmoi muajin e kaluar se do të vazhdojë të jetë nikoqir i samitit, pavarësisht spekulimeve se takimi mund të zhvendoset në Kinë në mënyrë që presidenti Putin të mund të marrë pjesë në një vend që nuk është i detyruar ta arrestojë atë.

Ministri i Jashtëm, Sergei Shoigu do të marrë pjesë në emër të Rusisë. Të gjithë krerët e tjerë të shteteve janë ftuar të marrin pjesë.


(Kosova Sot Online)