MSh: Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 15:02
MSh: Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi kanë apeluar prindërit që të kenë kujdes për fëmijët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi MSh-ja ka rënditur disa këshilla për prindërit që të mbrojnë fëmijët nga temperaturat e larta.

Këto janë këshillat që ka listuar MSh-ja:

Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;

Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;

U jepni ujë rregullisht;

Pastroni rregullisht.

Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det 

Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;

Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;

Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht

(Kosova Sot Online)