Gjinovci: Jo bre se s’osht qaq budallicë qeveria e Kosovës

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 15:26
Gjinovci: Jo bre se s’osht qaq budallicë qeveria e Kosovës

Avokati Besnik Berisha është demantuar lehtë kur ka thënë se arrestimi i tij është bërë që Kosovës nuk po i shet armë askush, ka deklaruar Rron Gjinovci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjinovci thekson se Kosova ka blerë armë, të fjalës së fundit madje.

Meqenëse avokati Berisha, arrestimin e tij e sheh si politik, Gjinovci është shprehur:

“Pse një qeveri kish me ndiku në arrestimin e dikujt që demantohet kaq flliqtë e kaq lehtë? Që ai me mujtë me thanë po më përndjekin politikisht a? Jo bre se s’osht qaq budallicë qeveria”

Reagimi i tij i plotë:

Besnik Berisha po pretendon që ia ka zbulu qeverisë një skandal, që kërkush nuk po i shet armë Kosovës dhe prandaj u arrestu. Ky “skandal” është demantu pa pasë nevojë me arrestu kërkon sepse Kosova jo që ka ble armë, po të fjalës së fundit madje. Pse një qeveri kish me ndiku në arrestimin e dikujt që demantohet kaq flliqtë e kaq lehtë? Që ai me mujtë me thanë po më përndjekin politikisht a? Jo bre se s’osht qaq budallicë qeveria.

(Kosova Sot Online)