Ja për sa muaj i vazhdohet paraburgimi Nagip Krasniqit

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 15:35
Ja për sa muaj i vazhdohet paraburgimi Nagip Krasniqit

Kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit edhe për dy muaj,  i cili dyshohet për korrupsion në cilësin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e  ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja për informimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Milinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë  ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

(Kosova Sot Online)