Për Ilir Abdullahun gjykata merr një vendim

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 15:42
Për Ilir Abdullahun gjykata merr një vendim

Të pandehurit Ilir Abdullahu, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë” në rastin e ish-policit Triumf Riza, Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Ilir Abdullahu dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, njofton gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe ka vlerësuar se përmbushet kriteri nga neni 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale për të cilën sipas ligjit parashihet dënim i lart burgimi, duke shtuar faktin se i pandehuri nga viti 2008 ka qenë në arrati, andaj bazuar në të kaluarën e të pandehurit dhe sjelljen e tij ne raport me organet ligj zbatuese, gjykata konsideron se nëse i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku që të arratiset dhe të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj konstatoi së masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale, në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)