Lladrovci ia mëson 'shqiponjën' Van Damme-it

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 16:30
Lladrovci ia mëson 'shqiponjën' Van Damme-it

Me aktorin e njohur dhe mjeshtrin e arteve marciale Van Damme, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi në Prishtinë, duke e bërë shqiponjën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lladrovci ka shkruar në instagram “shqiponja bën dallimin”.

“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)