Detaje nga takimet e Lajçakut me Bislimin e Petkoviqin

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 16:49
Detaje nga takimet e Lajçakut me Bislimin e Petkoviqin

Në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, kanë përfunduar takimet në Bruksel, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ende nuk ka prononcime për rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve.

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit.

Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.

Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës.

As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.


(Kosova Sot Online)