Mehaj: Është për tu përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 17:28
Mehaj: Është për tu përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan

Projektligjin e Senatit Amerikan që parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën ushtarake, e ka përshëndetur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mehaj ka shkruar se ngritja e kapaciteteve do të zhvillohjen në bashkëpunim dhe me mbështetje të SHBA-së si “partner strategjik”.

“Është për tu përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.

Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.

Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, ka shkruar Mehaj.

(Kosova Sot Online)